Dardan Molliqaj nga radhët e PSD-së, pasditën e sotme është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Pas lirimit i menjëhershëm ka qenë reagimi i tij në Facebook, ku ka shkruar se rezistenca e veteranëve është burim shprese për vendin.
Shkrimi i plotë i tij:
Rezistenca e veteranëve është burim shprese për vendin.
Sot pamë me mijëra veteranë të mbledhur para Kuvendit të Kosovës. Përderisa pushteti zvarritej nëpër mbledhje e seanca, veteranët qëndronin të pa lëkundur.
Paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund t’i plotësosh kushtet bazike të jetesës. Nën këtë shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë kolektive.
Qëndresa vazhdon.
















