Dardan Molliqaj e kritikon Abdixhikun: Servil e i nënshtruar i Kurtit

E publikuar: 21/02/2026 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Duke e komentuar intervistën e tij të fundit, ai ka thënë se i pari e LDK-së e konfirmoi se do të jetë shërbëtor i kryeministrit Kurti.

Përmes një video në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se Abidxhiku po tregon i ashpër me kolegët e tij dhe servil ndaj Kurtit.

“Kryetari i LDK-së e konfirmoi që do të jetë përsëri shërbëtor i Albin Kurtit. I ashpër e prerë me kolegë dhe bashkëpartiaket, servil e i nënshtruar me kryeministrin e Kosovës. Në 2021 me qëndrimin në sallë të deputetëve të LDK-së e mundësoi zgjedhjen e presidentes Osmani. Presidentja Osmani i shërbej presindentit Kurti, nga secili vendim i saj deri të vendimi për caktimin e datës zgjedhjeve që u ankua vet ky i fundit”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo qasje nuk i shërben opozitës.

“Kjo qasje, e cila e reformon opozitën duke iu ofruar pushtetit, duke i shërbyer pushtetit, sa herë që ai ka nevoje, kjo qasje nuk i shërben Kosovës, kjo qasje nuk i shërben partive opozitare. Kjo qasje iu shërben grupeve të interesit dhe bizneseve për rreth kryetarit Abixhiku”, ka thënë ai.