Danimarka dhe Suedia kanë thënë se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të dy vendeve.
Të dy vendet kanë thirrur ambasadorët rusë për incidentin.
Komanda Daneze e Mbrojtjes i tha AFP se avioni ishte një zbulues që ishte në hapësirën ajrore daneze për “një moment shumë të shkurtër” dhe se avionët danezë F-16 “ndërhynë menjëherë”.
Ai shtoi se incidente të tilla janë të rralla.
Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se shkelja ishte “krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”.
Ndërsa Danimarka është anëtare e NATO’s, Suedia po debaton nëse duhet t’i bashkohet aleancës.
Megjithatë, ministri suedez i mbrojtjes i tha gazetës Dagens Nyheter se nuk kishte prova se incidenti ishte i lidhur me këto diskutime.



















