Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, do të takojë sot gjatë ditës përfaqësuesit e bllokut opozitar AAK dhe Nisma.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi, në të cilën thuhet se gjatë këtij takimi do të ketë vetëm pamje për media.
Danielsson është takuar gjatë ditës së djeshme edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, me të cilin kanë biseduar për çështjet të cilat janë në interes të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.