Qershorin e kaluar, e gjithë bota u fokusua në linjat e saj seksi që shërbeu edhe si inkurajuese e ekipit kombëtar të Kilit. Kjo e fundit u kurorëzua më pas kampione e Kupës së Amerikës. Ky event shërbeu si trampolinë në karrierë për Daniela Çavez që u bë më e famshme duke u përzgjedhur edhe nga revista prestigjioze “Playboy”.
Nga ky promovim bukuroshja arriti deri në 1 milion ndjekës në rrjetin social në “Instagram” ku provokon duke lyer trupin me Nutella. Ndërsa e maskuar me rastin e festave edhe si znj. seksi “Claus”, Çavez ka ndezur adrenalinë me dy video hot që nuk duhen humbur.



















