Dalje e ulët, kaq qytetarë votuan në Prishtinë deri në orën 15:00

E publikuar: 14/11/2021 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në 21 komuna të vendit është duke u zhvilluar balotazhi për të zgjedhur të parin e komunës.E, sipas të dhënave në webfaqen e KQZ-së, deri në orën 15:00 kanë votuar 23.97% e qytetarëve të vendit, shkruan FrontOnline.

Në balotazh janë duke u përballur edhe dy kandidatët për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia i Vetëvendosjes dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Deri në orën 15:00 në Prishtinë kanë votuar vetëm 27.77% e qytetarëve, apo 42 mijë e 267.