Rezultatet e para të publikuara nga agjencia e lajmeve Associated Press për qarkun e 8-të të Michiganit për Kongres nuk duken mirë për Suzana Shkrelin.
Kandidatja me origjinë shqiptare, sipas këtyre të dhënave të para ka vetëm 30 % të votave të numëruara, ndërsa kundërkandidati i saj, Mike Bishop ka mbi 60 %, transmeton Express.
AP ka raportuar se 1 % e votave janë numëruar deri më tash.
Shkreli ka kandiduar me Partinë Demokrate, ndërsa gjatë fushatës ajo e kishte marrë përkrahjen edhe të presidentit amerikan, Barack Obama. /Express/