Dalin pamjet kur polici qëllon për vdekje 37-vjeçaren në Minneapolis

E publikuar: 09/01/2026 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e filmuar nga agjenti amerikan i imigracionit, i cili qëlloi për vdekje një grua në Minneapolis të mërkurën, është publikuar, duke treguar momentet para se të dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri si dhe kur qëllohet.

Pamja 47-sekondëshe tregon Renee Nicole Good në timon dhe duke folur me oficerin.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e ndau klipin në mediat sociale, duke komentuar se agjenti kishte vepruar në vetëmbrojtje. Zyrtarët vendas kanë këmbëngulur se gruaja nuk paraqiste rrezik.

VIDEO

Në pamje shihet një agjent tjetër që i afrohet Goodit nga ana e shoferit dhe përdor një fjalë të pahijshme ndërsa ai i thotë: “Dil nga makina”.

Agjenti që po filmon lëviz përpara makinës së Good ndërsa ajo bën prapa.

Brenda disa sekondash kaotike, ajo e kthen timonin djathtas dhe ecën përpara, e në këtë moment një prej efektivëve e qëllon me armë në xhamin e parë të makinës, duke e lënë të vdekur.

FBI-ja po heton incidentin.