Një oficer i imigracionit ka qëlluar për vdekje një burrë në Minneapolis, duke shkaktuar protesta të reja në qytet dhe tashmë kanë dalë pamjet para rastit tragjik.
Sipas policisë, viktima ishte një burrë 37-vjeçar, banor i Minneapolisit dhe dyshohet se është shtetas amerikan.
Ngjarja ndodhi më pak se tre javë pasi një tjetër shtetase amerikane, Renee Good, u vra nga një agjent imigracioni në të njëjtin qytet.
Komandanti i Patrullës Kufitare, Greg Bovino, tha se oficerët po përpiqeshin ta “çarmatosnin” individin, i cili sipas tij “rezistoi dhunshëm”.
Presidenti Donald Trump akuzoi kryetarin e bashkisë së Minneapolisit dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, se po nxisin një “kryengritje”.
Guvernatori Tim Walz në anën tjetër deklaroi se ka folur me Shtëpinë e Bardhë dhe se shteti do të zhvillojë një hetim për incidentin.

















