Dalin në shitje biletat e ndeshjes Trepça ’89 – Vikingur

E publikuar: 02/07/2017 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vikingurit, që luhet të martën.

Klubi mitrovicas kërkon që në ndeshjen e kthimit që luhet në “Adem Jashari” kërkon ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 2-1, transmeton Koha.net.

Çmimi i biletave për këtë takim është 2, 4 dhe 7 euro.

Sjellim më poshtë postimin e Trepçës ’89 rreth shitjes së biletave:

Qytetarë të Republikës së Kosovës ju njoftojmë se nga dita e diel, 02.07.2017, do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit për kualifikim të Ligës së Kampionëve ndërmjet KF Trepça’89 FC – Vikingur Gota.

Koha e shitjes ora 10:00

Vendi i shitjes: Sheshi i qytetit

Vërejtje:

Biletat janë super të mbrojtura nga keqpërdorimi (falsifikimi), të keni kujdes të blihen në pikat e shitjes kompetente ose prej të afërmeve që ju garantojnë se nuk janë të manipuluara.

Gjithashtu ju njoftojmë se sot nga ora 18:00 do të mbahet stërvitja e klubit në stadiumin Adem Jashari dhe Ju qytetar do të keni mundësinë nga afër të përcillni stërvitjet.

Ndeshja fillon prej orës 18:00

Dyert e stadiumit hapen prej orës 15:30

Ju mirëpresim

Mirë se vini