Dakaj: Një gjiganti amerikan të armatimeve, Qeveria qe një vit s’ia ka ndreq as letrat për investim Shkelzen Dakaj

E publikuar: 27/11/2024 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Shkelzen Dakaj ka treguar se ka informacion për një kompani të madhe amerikane që ka shprehur interesim për investim në Kosovë, por se Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’ia rregullojë procedurat ligjore.

Ai ka thënë se kompania është një prej më të fuqishmeve të prodhimit të armëve dhe municionit në botë dhe se që një vit vetëm është regjistruar, por nuk ka arritur të nisë as ndërtimin e fabrikës.

“Një vit i ka në Kosovë që është një prej kompanive më të fuqishme në botë që prodhon armë dhe municione që është duke u sillë nëpër Kosovë, nuk kanë mundur t’ia rregullojnë vetëm procedurat ligjore. Krejt çka ka mbërri që një vit ajo kompani është veç është e regjistruar në Kosovë. Presidente, kryeministër, ministra me të gjitha ka pasur takim, e ka marrë tokën, ka ardhur projekti, i kanë treguar kësaj Qeverie që kjo është një prej fabrikave më të mëdha në Amerikë dhe janë të interesuar të hyjnë në Kosovë për shkak se ka nevoja të mëdha prej luftës në Ukrainë dhe vendet tjera. Edhe një informacion tjetër – në Pejë, është me lokacion, me krejt këto, një vit janë duke e sillë dhe sot kur e pash lajmin i kontaktova. Një kompani gjigante amerikane që këta nuk kanë mundur për një vit t’ia ndreqin as legjislacionin dhe t’ia dhënë licencat që ai me fillu ndërtimin e fabrikës që është e paraparë në Pejë”, ka thënë Dakaj.