Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka vlerësuar se reforma zgjedhore do ta lehtësonte punën e këtij institucioni në organizimin e zgjedhjeve.
Në intervistën për “Epokën e Re”, Daka ka thënë se do të ishte mirë të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme pa përfunduar reforma zgjedhore.
Sipas shefes së KQZ’së, kjo reformë zgjedhore do ta mundësonte qartësimin e disa çështjeve në ligj, të cilat do ta ndihmonin shumë KQZ’në në punën e saj.
Megjithatë, Daka ka treguar gatishmërinë e KQZ’së që t’i organizojë zgjedhjet e reja kurdo që ato të shpallen.


















