Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se kush do që ka prova që ky institucion i ka mohuar të drejtën e votës ndonjë personi, le t’i drejtohet Prokurorisë, raporton Ekonomia Online.Ajo gjatë mbledhjes së KQZ-së, si reagim ndaj deklarimit tëAli Ramës, ka thënë KQZ-ja është duke bërë krejt ç’farë mundet sipas ligjit, që ç’do qytetarë ta ushtrojë të drejtën e votës.“Edhe tendencat që çdo gjë që ndodhë në KQZ të paraqitet si tendencë për të penguar dikë është qasje shumë e gabuar.
Mos harroni se është pikërisht kjo KQZ për 10 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës që të aplikojnë, të verifikohen dhe të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, përkundër faktit se ju po tentoni në çdo mënyrë me tregu se KQZ-ja po i pengon. KQZ-ja nuk është duke e penguar askënd, përkundrazi, KQZ-ja ka dhënë maksimumin e mundshëm që çdo qytetari, kudoqoftë ai, t’i jepet e drejta të votojë. Nëse ju keni prova se KQZ-ja me qëllim dikujt ia ka mohuar të drejtën, apo e ka keqpërdorë këtë të drejtë, atëherë urdhëroni në Prokurori, dorëzoni fakte. Sepse kjo tendenca që vazhdimisht të sulmohet KQZ-ja, pjesë e së cilës jeni edhe ju, dhe edhe ju e keni ngritë dorën për shumë vendime, dhe tendenca që vazhdimisht të tregohemi se dikujt po mundohemi t’ia keqpërdorim votën, t’ia mohojmë të drejtën e votimit, është e gabueshme.
KQZ-ja është duke e bërë krejt çka mundet sipas ligjeve në fuqi. Nëse keni prova se jemi duke bërë diçka të kundërligjshe urdhëroni dhe bëni kallëzim penal, le të hetohet”, tha Daka. Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama është ankuar që KQZ- ja ka shkelur të drejtën e votueseve jashtë vendit duke mos e publikuar listën me emrat e votuesve jashtë vendit dhe të atyre që janë refuzuar. “Ata në këtë listë nuk kanë pasur të drejtë ankese dhe të shohim se pse janë refuzuar. Votues me dokumente jovalide deri në momentin e aplikimit kanë pasur dokumente valide. E disa votuesve këtu u është mohuar vota për shkak të mungesës së dokumentit valid e që ka shkelur të drejtat e shumë votuesve këtu. Këtu ka pasur tendencë që sa më shumë me u pengu vota e votuesit”, ka thënë Rama.
















