Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka gjatë mbledhjes së sotme ka drejtuar kritika të forta ndaj Ministrit, Besnik Bislimi i cili dje në mbledhjen e qeverisë e quajti skandaloze kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndarë nga buxheti i shtetit rreth 116 mijë euro për paga dhe mëditje të komisionerëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, shkruan Gazeta Express.
Kryetarja Daka tha se deklaratat e Bislimit kanë qenë ofenduese.
“Deklaratat e Ministrit të Financave Besnik Bislimi kanë qenë ofenduese për mua si Gjyqtare e Gjykatës Supreme por edhe për anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe stafin të cilët kanë punuar jo vetëm për këto zgjedhje por që nga pavarësia për më tepër se 30 palë zgjedhje që i kanë organizuar që janë marrë shembull”, ka thënë ajo.