Sport

Daily Mail: Shqipëria mes 10 ekipeve që u paraqitën më mirë

23.06.2016 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Daily Mail: Shqipëria mes 10 ekipeve që u paraqitën më mirë

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare vazhdojnë të thurin elozhe për paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2016. Pas përfundimit të fazës së grupeve prestigjozja britanike Daily Mail, i ka bërë një analizë të detajuar ecurisë së deritanishme të të gjitha skuadrave që kanë marrë pjesë në Euro 2016-të. Gazeta angleze i ka vlerësuar me nga një notë paraqitjet e ekipeve përfaqësuese, teksa me notën A me yll që është edhe më e larta ka vlerësuar paraqitet e dy skuadrave, Kroacisë dhe Islandës. Me notën A janë vlerësuar kombëtare të tilla si Hungaria e Irlanda e Veriut që bënë suprizën duke u kualifikuar për më tej në dy grupe shumë të vështira sic ishin ata F dhe C. Uellsi që e mbylli grupin B në vendin e parë duke lënë pas Anglinë është vlerësuar me notën A-, ndërsa Italia e Polonia me B+. Shqipëria ndërkohë sëbashku me Gjermaninë e Sllovakinë janë vlerësuar nga Daily Mail me notën B. Në analizën e saj dedikuar përfaqësueses kuqezi e përditshmja britanike shkruan: “Një prej dy humbëseve të pafata që e mbylli fazën e grupeve në vendin e tretë dhe nuk ja doli të kualifikohej për më tej. Shqipëria i tejkaloi të gjitha pritshmëritë edhe pse nuk mundi të avanconte më tej. Kuqezinjtë ishin impresionues në ndeshjen ndaj Zvicrës edhe pse luajtën për pjesën më të madhe të kohës me një lojtar më pak. Ndaj Francës Shqipëria rezistoi për 90 minuta duke u ndëshkuar vetëm në fund. Fitoi ndaj Rumanisë duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Një turne i mirë nga i cili mund të ndërtohet e ardhmja. Nota B”. Me këto fjalë Daily Mail e cilëson më shumë sesa pozitiv europianin e Shqipërisë, duke vlerësuar në maksimum kombëtaren kuqezi. Të gjitha kombëtaret e tjera janë vlerësuar me një notë më ulët nga gazeta britanike. Tre skuadrat që janë paraqitur më dobët sipas Daily Mail janë Austria, Rusia e Ukraina./supersport/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje