Dafina Zeqiri së bashku me Kreshnikun po marrin pjesë në ceremoninë mortore për Shpat Kasapin

E publikuar: 30/11/2025 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë – qytetin e tij të lindjes.

Atje po mbahet një mbledhje komemorative për këngëtarin.

Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.

Këngëtarja Dafina Zeqiri e shoqëruar nga burri i saj Kreshniku dhe kunati, po marrin pjesë në ceremoninë mortore lamtumirëse ndaj këngëtarit Shpat Kasapi.