Dafina Zeqiri me album ndërkombëtarë, ja detajet (Video)

E publikuar: 27/06/2016 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një album i gjithi në anglisht, kështu konfirmon Dafina Zeqiri

Gjatë një interviste, Dafina ka rrëfyer disa detaje në lidhje me albumin e saj të ri.

Ajo tregon se do të publikojë bashkë me këtë album edhe një singëll të ri që do të jetë udhëheqsi i këtij projekti, për të cilin ende nuk e ka gati një datë publikimi!

“Ende nuk e di se kur do të lançohet albumi i ri dhe as singëlli”, konfirmon Dafina e cila shprehet entuziaste për këtë projekt, një pjesë e teksteve të së cilit i ka shkruar edhe vet.

Është konceptuar i gjithi në gjuhën angleze rrëfen ylli i padiskutueshëm i R&B, që me humor shton: “Besoj që kam bërë mjaftueshëm këngë në shqip dhe vazhdoj të bëj, po…!”

Se çfarë detajesh rrëfeu më shumë Dafina, ju ftojmë ta zbuloni në këtë video: