Këngëtarja e njohur Dafina Dauti gjatë një bisede për Indeksonline, ka treguar se shumë shpejt në tregun muzikor do të kthehet me një baladë, të cilës do t’ia bashkangjitë edhe videoklipin.
Ajo ka treguar se në këtë verë ka qenë shumë më pak e angazhuar sa i përket muzikës, pasi që gjithë verën ia ka kushtuar familjes së saj të ngushtë, porse kthimi i saj pritet të jetë i furishëm.
“Shumë shpejt do të jem me një këngë dhe videoklip, kënga do të jetë baladë. Vera ka qenë shumë më e mirë se herave tjera. Kam qenë më pak e angazhuar për shkak se familja ime jetojnë në Gjermani dhe krejt kohën kam tasht të ua kushtoj familjarëve të mi që i du më së shumti në botë”, tha këngëtarja për Indeksonline.
Jo rrallë herë koleget me njëri-tjetrin krijojnë xhelozi, pas të cilës lindin edhe probleme të ndryshme.
“Raportet e mija me koleget janë shumë mirë dhe pa probleme”, thotë Dafina e cila mohon kategorikisht të ketë pasur fjalosje me ndonjë koleg të saj.
Për Indeksonline, ajo zbulon edhe një pasion të saj. “Nëse nuk do të isha këngëtare do të isha doktoreshë… por nuk e di a kasha mujt për shkak që nuk kam zemër të bëjë operacione që nuk vjen në shprehje, por as me lidh plagë …hahahah, gjakun s’mundem me e pa”.