Daçiqi për takimet ku është e pranishme Kosova: Pjesëmarrja jonë nuk paragjykon njohjen

E publikuar: 18/11/2022 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë që pjesëmarrja e Serbisë aty ku merr pjesë edhe Kosova në asnjë mënyrë nuk jep indikacione për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai e dha këtë deklaratë gjatë një fjalimi në Tunis në kuadër të Konferencës Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare Frankofone, ku pjesëmarrës ishte edhe delegacioni i Kosovës, sipas mediumit N1.

“Përkundrazi, pjesëmarrja e sotme e Serbisë, pavarësisht rrethanave rënduese që depërtojnë thellë në interesat tanë, në të vërtetë e shfaq rëndësinë enorme që ne ia kushtojmë bashkëpunimit me ONF-në”, ka thënë Daçiqi, transmeton KlanKosova.tv.

“Ne jemi veçanërisht të dedikuar ndaj thirrjeve për zgjidhje paqësore të të gjitha krizave dhe konflikteve në botën frankofone, në pajtim me parimet e Kart Kartës së OKB-së. Në këtë kuptim, ne kemi një sensibilitet të veçantë, për shkak të të gjitha vështirësive tona, më e vështira është që ta ruajmë sovraniteti dhe integritetin tonë territorial e që është zgjidhja e problemit të Kosovës dhe Metohisë”, ka vijuar ai.