Daçiqi e quan fitore diplomatike të Serbisë vizitën e Vuçiqit në veri e ndalesën në Drenicë

E publikuar: 09/09/2018 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, e ka cilësuar fitore të rëndësishme diplomatike të Serbisë, vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në veri si dhe ndalesën që iu bë në Skenderaj.

Sipas tij, vizita e presidentit serb dhe të gjitha ngjarjet në lidhje me vizitën e në enklava serbe janë një fitore e madhe e Serbisë në aspektin diplomatik.

Ai theksoi se çdo fjalë e folur nga presidenti i Serbisë ishte në vijë “me atë që thuhet në Bruksel, Washington, Moskë”.