Sipas homologut serb të zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit, Prishtina me revoltimin e saj ndaj Bashkimit Europian vetëm sa do ta thellojë krizën e vet. Ivica Daçiq thotë se çështja e liberalizimit të vizave nuk është thjesht proces politik.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për mosliberalizimin e vizave për Kosovën dhe mundësinë që të ketë protestë para zyrave të Bashkimit Europian në Kosovë, ka thënë se Prishtina me këtë vetëm sa do të “varroste me thellë pozitën e saj katastrofike të brendshme dhe ndërkombëtare”, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Thaçi nuk e kupton se liberalizimi i vizave nuk është politikë, por ka të bëjë me sigurinë dhe çështje teknike të rregulluar nga ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë”, ka thënë Daçiq për “Danas”, përcjellë Klan Kosova.