Daçiq: ShBA-ja dhe BE-ja janë të zemëruar që lëvizjet e Kurtit e komplikuan situatën

E publikuar: 01/06/2023 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se lidershipi shtetëror i Serbisë reagoi ashpër, shpejt dhe mirë ndaj ngjarjeve siç I quajti ai komplekse në veri të Kosovës

Sipas tij, e vetmja mënyrë për deeskalim është kthimi i situatën para zgjedhjeve të 23 prillit.

Daçiq ka komentuar edhe masat e Amerikës ndaj Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv .

“Mendoj se tani edhe SHBA-ja edhe BE-ja janë të zemëruar që lëvizjet e njëanshme të Kurtit e komplikuan situatën dhe shkaktuan konflikte”, tha Daçiq.