Daçiq: S’e kemi ndër mend ta ndryshojmë qëndrimin për Kosovën

07.04.2015 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Daçiq: S’e kemi ndër mend ta ndryshojmë qëndrimin për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia, edhe kur ta pranojë Kosovën nuk do të ishte në BE “pasi gjithmonë do të ekzistojnë disa kushte të reja”.
Ai në bisedë për mediumin rus “Sputnjik”, në pyetjen që të komentojë deklaratën e kryetarit serb Tomislav Nikoliq se sikur Serbia ta pranonte Kosovën, për një muaj do të ishte në BE, është përgjigjur: “Nuk do të thosha. Gjithmonë do të ekzistonin do farë kushtesh të reja”.
“Kur u dorëzua Ratko Mladiq, pas një muaji u paraqit çështja e Kosovës. Deri më atëherë ajo nuk ishte në rend dite. Por ne absolutisht nuk duam të pranojmë këtë politikë të shënjestrave lëvizëse, as vënien e përhershme të kushteve të reja… Dhe ne nuk duam fare të bisedojmë më për këtë temë. Ne kemi thënë qartë dhe neve na është thënë qartë se nuk ka më kurrfarë kushtesh të reja”, ka thënë ai.

“Ndoshta dikush e dëshiron, por Serbia s’ e ka ndër mend ta ndryshojë pozicionin e vet kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës. Ne konsiderojmë se jemi të gatshëm për dialog, por nuk jemi të gatshëm për imponim të kurrfarë kushtesh. As ultimatumesh”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, transmeton Koha.net.

Kur bëhet fjalë për dialogun Beograd –Prishtinë, Daçiq ka thënë sa deri më tash nuk është definuar statuti i Asociacionit serb të Komunave për shkak se Prishtina mendon as duhet të ketë më pak kompetenca.

“Kështu implementimi i Marrëveshjes së Brukselit në të vërtetë i konvenon Serbisë dhe Serbia nuk është ajo që pengon implementimin saj, por Prishtina”, tha Daçiq duke përsëritur se Beograd nuk do ta ndryshojë qëndrimin vet për pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me deklaratën e përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini se Serbia dhe Kosova po zhvillojnë si dy shtete, Daçiq ka thënë:

“Mogherini ka kërkuar falje për këtë deklaratë. Gjoja ajo ka dashur të thotë se fjala është për dy palë e jo për dy shtete”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur