Daçiq përmend 50 mijë ”serbët e Prishtinës”

E publikuar: 14/09/2017 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë serbe vica Daçiq ka thënë se Serbia gjithmonë duhet ta përkujtojë, siç ka potencuar ai, faktin , në të gjitha tubimet ndërkombëtare nëse ata (kroatët dhe shqiptarët e Kosovës) thonë se “se serbët kanë bërë gjenocid” dhe sidomos nëse përmendin shifra, transmeton Koha.net.

Po, ka shtuar ai, shifrat për gjenocid janë tragjike.

Por, sipas tij, shifrat janë tragjike për serbët.

“Dikur në Kroaci kanë jetuar 500 mijë serbë e tash atje janë shumë më pak. Në Zagreb kanë qenë 50 mijë serbë. Ngjashëm ka qenë edhe Prishtinë.

Daçiq ka shtuar se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare hidhërohen vazhdimisht kur dëgjojnë këto shifra, por sipas tij fjala është për fakte.

Shefi i diplomacisë serbe ka përmendur edhe dialogut e brendshëm për Kosovën: “Vuçiq ka qenë i qartë – dialog i brendshëm. E ata mendojnë se duhet ta njohim menjëherë pavarësinë e Kosovës. Vetëm këtë e kërkojnë nga ne”.