Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiq, duke krahasuar aktivitetin e ministres Zorana Mihajloviq në sektorin e saj, se, në rast të mosrespektimit të kontratës së punës, mund të pasojë ndëshkimi, deklaroi se po kështu edhe ndaj dialogut të Brukselit, duhet kërcënuar me tërheqjen e nënshkrimeve, në rast të mosrespektimit të marrëveshjes, se “nuk do të lejojë që askush të na tërheq për hunde”.
Ai, në një intervistë për mediet serbe, krahasoi deklaratën e tij për tërheqjen e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, në rast se pala shqiptare nuk respekton marrëveshjen, sikurse që ministrja Mihajloviq zbaton ndëshkimin ndaj firmave, në rast të mosrespektimit të kontratës.
“Kur ministrja Mihajloviq inspekton punën dhe, në rast se firmat ndërtimore nuk respektojnë kontratën, atëherë ajo kërcënon me ndëshkim. Ndonëse këtu bëhet fjalë për ndërtime rrugësh e tunelesh, ndërkaq në rastin e Kosovës, BE-ja dhe Prishtina zyrtare duhet ta dinë se mashtrimet e gënjeshtrat duhen marrë fund”, deklaroi ministri Daçiq, transmeton RTK.
Mirëpo, siç bëhet e ditur, ministri Daçiq nuk përmendi se do t’I propozojë kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, për tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshja e Brukselit, për noimralizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës e Beogradit, ngase, sipas tij, “pala shqiptare nuk i ka kryer obligimet e dala nga marrëveshja”/RTK.