Ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar se sot ministri Ivica Daçiq është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.
Bëhet e ditur se Daçiq ka deklaruar gjatë takimit se Serbia e ka orientim strategjik rritjen e bashkëpunimit me SHBA-në në të gjitha fushat të interesit të ndërsjellë.
“Rritja e bashkëpunimit me SHBA në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë është orientimi strategjik i Serbisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas këtij njoftimi, mes temave në tryezën e diskutimit, kanë qenë edhe udhëtimi i Daçiq në SHBA për Lutjet e Mëngjesit, ku paralajmërohen takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Kongresit Amerikan.