Serbia nuk e mbështet dhe nuk do ta përkrahë kurrë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Kështu ka thënë numri dy i qeverisë nga Beorgadi, Ivica Daçiq.
Ai reagoi në këtë mënyrë pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Serbi, Majkëll Kirbi, që tha se normalizimi i raporteve mes Prishtinës e Beogradit, për qeverinë e tij nënkupton anëtarësim të Kosovës në OKB.
“Kjo do të nënkuptonte legalizimin e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, ka thënë Daciq në reagimin e tij, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, dialogu i Brukselit është neutral sa i përket statusit dhe se Beogradi e Washigntoni kanë qëndrime të papajtueshme përsa i përket pavarësisë së Kosovës.