Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko të cilin e ka informuar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.
Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq e ka falënderuar ambasadorin rus për mbështetjen dhënë Serbisë.
Dy diplomatët kanë diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, në një kohë kur të gjitha vendet e botës demokratike po e sanksionojnë dhe po krijojnë distancë politike dhe ekonomike me Rusinë, për ngjarjet që lidhen me Ukrainën. /GazetaExpress