Ministri i Punëve të Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ka hezituar të tregoj se kush është zot shtëpie në Kosovë.
Pasi është ftuar nga gazetarët që të deklarohet për Konferencën “Western Ballkan 6”, zëvendëskryeministri Daçiq u përgjigj shumë shkurt, duke thënë se këtu flet dikush tjetër.
“Nuk kam çka të flas, këtu flet Hashimi dhe Hahni’, ka thënë Daçiq për mediat kosovare.
Ai është pyetur edhe se si ndihet në Kosovë. “Shumë mirë po ndihem”, ka thënë shkurt, duke hyrë në sallën e konferencës.