Daçiq: Ata që njohën Kosovën ta njohin edhe Kataloninë

E publikuar: 30/10/2017 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova dhe Katalonia kanë të përbashkët mënyrën e shpalljes së pavarësisë.

“Kosova dhe Katalonia lidhen nga fakti se ato janë shkëputur njëanshmërisht dhe pa dialog nga shtetet që ju përkasin”, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Daçiq ka ftuar shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të njëjtën ta bëjnë edhe me Kataloninë.