Dacic thotë s’ka UNESCO për Kosovën pa marrëveshje me Serbinë

E publikuar: 10/04/2016 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, pa një marrëveshje paraprake me Serbinë.
Daçiq, që po qëndron në Prizren në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, tha se çështja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO duhet të bëhet pjesë e diskutimeve në Bruksel.

Ministri serb ka folur edhe për zgjedhjen e Thaçit President. Daçiq deklaroi se nuk ka përse ta urojë Thaçin, pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe rrjedhimisht as Presidentin e saj.