Këto deklarime ai i bëri në Budvë të Malit të Zi, duke thënë se fajtor për këtë është edhe Bashkimi Europian, për shkak të mos angazhimit të mjaftueshëm për zgjidhjen e çështjes së emrit, siç ishte angazhuar për arritjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton Alsat M.
“Dua të ju pyes kur ka zhvilluar BE-ja ndonjë takim me temën e emrit të Maqedonisë? Unë jam takuar me Hashim Thaçin më shumë se 40 herë, dhe kur ka iniciuar dikush që kjo çështje të zgjidhet? Maqedonia nuk ka perspektivë evropiane, mund të jetë më e mirë apo më e keq, njësoj e ka”, tha Ivica Daciq, Ministër i Jashtëm i Serbisë.
Daçiq kritikoi edhe qasjen e NATO -s ndaj kryengritjeve dhe pyeti me çfarë kritere NATO dallon luftërat për liri nga aktivitetet terroriste.
“Ku është dallimi midis luftëtarëve për demokrati në të ashtuquajturën ‘Pranverën arabe’, dhe baza për aktivitet terroriste pas kësaj”, u shpreh Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë.
Daçiq në konferencën e pestë të OSBE-së me temën e sigurisë, “To be secure”përsëriti qëndrimin serb, se vendi i tij është i vendosur për neutralitet, por është e gatshme edhe për bashkëpunim me Aleancën në baza të tjera”, u shpreh Daçiq.