Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Serbia u përball me një luftë të vështirë duke u përpjekur për të penguar Kosovën që të bëhet anëtare e Këshilli të Europës dhe UNESKO-s.
“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OSBE, kjo është pamundur për shkak se kjo çështje është vendosur me konsensus”, tha ai në një takimi të komisionit të komisionit të parlamentit serb për punët e jashtme.
Ai tha më tej se Serbia nuk është kundër pjesëmarrjes së Kosovës në takimet e OSBE-së dhe në takime rajonale, por është kundër anëtarësimit të saj në organizata dhe institucioneve ndërkombëtare, sepse kjo do të ishte një pranim i tërthortë i statusit të Kosovës”, tha ish-kryeministri serb Ivica Daçiç.
Ai tha më tej se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë aktivitetet e tij për parandalimin e njohjeve të Kosovës.
“Është shumë e rëndësishme që Serbia t’i mbaj lart aktivitetet e saj diplomatike me qëllim parandalimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008 në mënyrë të njëanshme nga ana e shqiptarëve të Kosovës”, tha ai, transmeton Shekulli.
Ai tha më tej se Serbia në të ardhmen e afërt duhet të fokusohet tek miqtë e saj tradicional në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, pasi sipas Daçiçit ato janë nën presion për njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri në Europë.