Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka ngritur një çështje interesante gjatë takimit që ai ka patur me Ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov
Daçiq ka thënë se çfarë do të ndodhte po që se të gjithë serbët bashkohen në Evropë nën flamurin evropian.
Por sips Daçiq-it, Brukseli është duke dhënë angazhim të dobët në lidhje me sjelljet e shqiptarëve.
“Brukseli nuk mendon se sjellja e shqiptarëve është problem, përkundrazi ata e tolerojnë sjelljen e tyre. Terrorizmi në regjion duhet të luftohet, dhe deri tash mbi këtë çështje kemi parë reagime të dobëta nga BE-ja dhe institucionet e saj”, ka thënë ai.
Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar të ndërhyje në çështjet e brendshme politike të Maqedonisë, por vendet e regjionit, BE-ja dhe Rusia duhet të jenë të interesuara për stabilitet regjional.