Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka thanë se nuk pret të ndodh asgja pozitive në marrëdhaniet Kosovë-Serbi, në rast të zgjedhjes eventuale të zavendëskryeministrit aktual, Hashim Thaçi, president i Kosovës.
I pyetun pse nuk pret me ndodh diçka e tillë, Dacic për gazetën serbe “Danas” tha se krizat aktuale politike në Kosovë janë arsyetim i Prishtinës për dështimin e saj me i përmbush obligimet e marruna me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel.
“Dhe kjo ka me vazhdue”, ka thanë Dacic, tue shtue se Bashkimi Europian duhet me i ba presion Prishtinës për me i përmbush këto marrëveshje.
Dacic: Nuk pres asgja pozitive me zgjedhjen e Thaçit per President
NGA KATEGORIA