Daci i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës

E publikuar: 10/02/2016 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka kundërshtuar pozicionet ekstreme të pozitës dhe opozitës ndaj krizës aktuale politike në vend.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se palët duhet të lëvizin nga këto pozicione, të ulen dhe të bisedojnë për gjetjen e një zgjidhje.
“Nuk ka çelës më të mirë se këtë që po ua propozoj liderëve aktual, të pinë kafe bashkë, nuk është e thënë para kamerave”, ka thënë Daci.

Ai ka deklaruar se është i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës.
Sipas tij, pozita dhe opozita po e çojnë vendin në drejtim shumë të gabuar.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës në bazë të marrëveshjeve ka të drejtë dhe mund ta zgjedhë presidentin, qoftë edhe në sallën e improvizuar.