Daci: Asht jo etike heshtja e Tiranës dhe Prishtinës rreth formimit të Asociacionit Preshevë-Bujanovc-Medvegjë

E publikuar: 11/09/2015 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuem në emisionin Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum, akademiku Nexhat Daci foli per Asociacionin që pritet me u formue nesër, per mbështetjen e mungueme te Qeverive Tiranë-Prishtinë, per gjendjen e tij në politikë.

Zoti Daci u shpreh perkrahes dhe pozitivi per formimin e Asociacionit me Komuna Shqiptare ne Serbi.

“Unë i inkurajoj për nismën, baj ftese në Medvegjë që gjithsesi me shkue në këto takime, të cilat janë esenciale për formimin e Asociacionit. Lugina e Preshevës e ka kohën e fundit për përmirsimin gradual të jetës së tyne në atë vend”, shtoi akademik Daci.

Sa i përket kërcënimeve që Beogradi i ka ba në rast të formimit të Asociacinit, Daci tha se nuk e beson qe Serbia e ka atë vullnet që e ka pasë deri tash, dhe çdo forcë e përdorun ka me ju kthye si boomerang Serbisë.

Lidhun me heshtjen politike që po e ban Prishtina dhe Tirana rreth formimit të këtij Asociacioni, Daci tha se nuk asht as etike e as morale.

Daci foli rreth qendrimit te tij ne politike, dhe u shpreh se gjithmon ka me qene shpirtnisht në LDK, dhe ka me ju kthy LDK atëherë kur i duhet asaj.