CES 2019 ende zyrtarisht nuk ka hapur dyert por është e qartë se 5G-ja do të jetë hapësire e madhe debati në aktivitetin e këtij viti.
D-Link do ti paraprijë me lançimin e një routeri për shtëpi 5G NR Enhanced Gateway i cili do të përdorë internetin 5G në vend të një linje fikse për tu siguruar internet wireless.
Kompania nuk dha shumë detaje për koston e pajisjes por është një koncept intrigues pikërisht për atë që 5G-ja premton.
DWR-2010 do të ketë internet deri në 40 herë më të shpejtë sesa shpejtësia mesatare e SHBA prej 70Mbps thotë D-Link.
Një matematikë e thjeshtë i bie që të jetë afro 2.8Gbps. Pritet që routeri të vijë me standardin sub-6Ghz mmWave të 5G-së në gjysmën e dytë të 2019-ës. /PCWorld Albanian