Ish- ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është detyrim i Kosovës dhe sipas tij, ky detyrim duhet të përmbushet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Sipas Cufajt, Kosova tashmë po diskuton për Asociacionin.
Cufaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë.
“Nëse Qeveria e Kosovës vepron kokë në vete pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë atëherë jemi në një situatë kur kushtet do të jenë edhe më të vështira që do të na parashtrohen nga partnerët tanë”, është shpreh Cufaj.
Ai, po ashtu, ka deklaruar se se Kosova është duke zhvilluar bisedime për Asociacionin.
“Kush po thotë që Kosova s’po diskuton për Asociacionin. Me sa e di unë Kosova është duke biseduar për Asociacionin dhe Kosova bën mirë që është duke biseduar për asociacionin. Nëse do arrihet marrëveshje ose jo të shohim. Kujtoj se është jo relevante nëse do jetë pjesë e draft- marrëveshjes franko gjermane, sepse deshëm s’deshëm publikmet që dalin nga ajo letër duhet të përmbushën.”, ka thënë Cufaj.