Çudiç: Kosova duhet të pranohet pa vonesë në Këshillin e Evropës

E publikuar: 09/10/2023 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sabina Çudiç

Deputetja nga Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në Këshillin e Evropës, Sabina Çudiç gjatë një diskutimi në Asamblenë Parlamentare, tha se Kosova duhet të pranohet pa vonesë në Këshillin e Evropës.

“Kushtetuta përmban Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk mund të hyjnë në GJEDNJ. Kukullat e Putinit krijojnë kërcënime sigurie për Kosovën, Bosnjë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe për Evropën më gjerë”, tha ajo, raporton RTKlive.

Ajo tha se nuk duhet hezituar dhe Kosova duhet të kenë qasje në institucionet evropiane dhe se se duhet të hapen dyert për Kosovën.