Mesfushori kolumbian Juan Cuadrado dështoi pas transferimit në Chelsea dhe tani po mendon rikthim në Serie A.
Mediat angleze dhe ato italiane aludojnë se kolumbiani është lodhur me stolin nga Jose Mourinho dhe po kërkon largimin nga Londra.
Është folur për një interesim të Barcelonës për anësorin 26-vjeçar, por së fundmi në skenë kanë dalë edhe skuadrat italiane si Milan, Inter dhe Roma.
Cuadrado do ta mirëpriste një rikthim të mundshëm në Itali, ndërsa Chelsea e vlerëson atë rreth 25 milionë euro.
‘Tutosport’, shkruan se skuadrat do të tentojnë huazimin e tij me të drejtë blerje të detyrueshme. /Telegrafi/