Ka dy grupe çrregullimesh që klasifikohen në këtë kategori: drogat dhe substancat e tjera. Këto dy grupe karakterizohen nga dy elemente të rëndësishëm:
Abuzimi ndaj drogës apo substancës dhe varësia nga drogat apo substancat.
Abuzimi nga përdorimi i një substance , konsiderohet përdorimi i vazhdueshëm, sistematik dhe me një ndikim negativ në jetën e individit.
Kur rritet sasia e lëndës së përdorur kemi të bëjmë me fenomenin e tolerancës. Individi vazhdon të marrë drogën apo substancën, pavarësisht nga dëmtimet qe pëson apo dëshira për të lënë.
Përveç kësaj një element tjetër për t’u vlerësuar tek këta individë, janë dhe simptomat që shkaktohen nga ndërprerja e menjëhershme e tyre si psh: ankthi, dhimbja e kokës, nervoziteti, mungesa e përqëndrimit amnezi, konfuzioni deri në gjendje më të rënda si delirium.
Prandaj është shumë e rëndësishme konsultimi me specialistin, për të minimizuar efektet e padëshirueshme të abuzimit, tolerancës apo ndërprerjes së menjëhershme.