Cristiano Ronaldo për president? Donald Trump tregon nëse ai do të fitonte këtë garë në Portugali! (Video)

E publikuar: 28/06/2018 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë shaka duke thënë se një nga atletët më të mirë në botë do të dështonte në marrjen e udhëheqjes së vendit të tij në politikë.

Duke folur me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Telegrafi, Trump e gjeti veten duke biseduar rreth Kupës Botërore të futbollit dhe kapitenit të yllit të kombit të De Sousas, Cristiano Ronaldon.

Kombi evropian është ende në turne falë performancave të Ronaldos.

Kështu De Sousa iu drejtua Trump duke i thënë se mund të “kalonte shtigjet” me yllin e Real Madridit nëse ai e viziton Rusinë e Putinit dhe vendin pritës të turneut, para përfundimit të muajit të ardhshëm.

“Nëse do të takoni Z. Putin, unë kam qenë me të javën e kaluar”, i tha De Sousa Trumpit, i cili ishte ai që solli në fillim çështjen e futbollit, sipas një transkripti të Shtëpisë së Bardhë. “Dhe ai më kërkoi për t’ju përshëndetur. Pra, sigurisht, ai ishte duke pritur vizitën tuaj”.

Dhe derisa kanë folur për yllin e Real Madridit, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan i është drejtuar atij të Portugalisë: “Kështu do të kandidojë [Cristiano Ronaldo] për president kundër teje? Ai nuk do të fitonte. Ju e dini se ai nuk do të fitonte”.

Dhe Sousa u përgjigj: “President, ti e di – unë duhet të them diçka, Portugalia nuk është Shtetet e Bashkuara”. /Telegrafi/