Cozman kafshon në të pasme Blerona Zeqirin, Labi i xhiron dhe i publikon në Instagram (Foto)

E publikuar: 11/04/2017 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kohët e fundit janë ndër moderatorët më të përfolur në Kosovë.

Dikur ishin koleg në emisionin ‘1 kafe me Labin’, sot rivalizojnë njëri –tjetrin, por kjo nuk do të thotë se nuk janë miq mes veti.

Bëhet fjalë për Labinot Gashin dhe Blerona Zeqirin, të cilët kanë qenë në një ndejë të përbashkët.

Në fakt, natën e mbrëmshme ata ishin pjesëmarrës në ditëlindjen e Shkenda Dubovës, ku nuk hezituan “të dalin nga vetja” me kërcime dhe skena të nxehta Blerona Zeqiri dhe Cozman.

Ndërkaq, kolegu i Bleronës, Labinot Gashi nuk ka hezituar që dyshes t’i bëjë edhe incizim, transmeton Kosovarja.

A e ka bërë Cozman këtë gjë nga mllefi apo vetëm sa për të rënë në sy, shihet qartë se është “shfrenuar” nga jeta si beqarë.

Kujtojmë se Labi është larguar muaj më parë prej RTV 21, ndërsa emisionin e tij, por me emrin tjetër po e udhëheq Blerona gjersa Labi po vazhdon rrugëtimin me emision në KTV.