Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka bërë paraqitjen e tij të parë publike pas incidentit me Noizyn.
Cozman dhe Noizy ishin përfshirë në një incident fizik dhe të armatosur në qendër të Prishtinës.
Cozy u arrestua dhe u mbajt 48 orë në parabrgim, teksa masa iu vazhdua për 1 muaj Albert Krasniqit, shokut të ngushtë të reperit të Babastars, i cili u involvua në incident.
Dhe pasi u lirua rreth orës 15:00, Cozman ka bërë postimin e parë në Snapchat.
Ai në këtë foto demanton spekulimet e mediave të cilat pohuan se Cozman pësoi lëndime në fytyrë nga Noizy, me një foto të para 1 viti, shkruan Telegrafi.
Në këtë foto Cozy shfaqet pa asnjë shenjë dhe në gjendje optimale.
Në mbishkrim të fotos ai ka shkruar: “Më mungon vëlla”.
Me këtë shkrim Cozy i referohet Albertit, shokut të tij i cili është ende në paraburgim.
Ky është reagimi i parë i Cozmanit pas incidentit!