Numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 14,6 milion, përkatësisht 14,646,706 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 608,978.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 143,289 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 79,533, Britania e Madhe me 45,300, Italia me 35,045, Franca me 30,152 dhe Spanja me 28,420.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 112 viktima dhe 4,090 të infektuar.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 8,737,835 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,2 milion raste aktive që presin të shërohen. /oranews/