Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 10 mijë e 247 raste, ndërsa deri më sot janë shëruar gjithsej 5.944 persona.
Shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 327 persona të cilët kanë pas edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kurse numri i rasteve aktive të të infektuarve me COVID-19 është 3 mijë e 976.
“Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Gjatë 24 orëve të fundit numri më i madh me infektime ishte në Komunë e Prishtinës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime”, njoftoi IKSHPK.