Përfaqësuesja e Brazilit fitoi ndaj Argjentinës me rezultat 1-0 dhe Philippe Coutinho ishte një nga më të mirët në këtë takim.
Por, 25-vjeçarit iu prish disponimi teksa po kalonte në zonën e mediave.
Ai për një moment u ndalua nga një gazetar duke menduar se do të pyetet rreth fitores, por në fund përfundoi duke e kujtuar të kaluarën e tij te Liverpoolit.
Coutinho u pyet se a i pëlqen kënga që tifozët kanë krijuar për Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
Dhe normalisht që nga reagimit i tij u kuptua që ajo nuk i pëlqen aspak dhe me drejtë pasi pjesë e tekstit (normalisht jo për të mirë) është dhe ai.
Philippe Coutinho gjatë prezantimit te Barcelona (Foto: Getty Images)
“Salah, oh Mane Mane, Roberto Firmino dhe ne kemi shitur Coutinhon”, thuhet në një pjesë të këngës, që tifozët tentojnë të tregojnë se pavarësisht se Coutinho u largua ata prapë kanë një super treshe.
Braziliani kaloi nga Reds te Barça gjatë janarit për 162 milionë euro. /Telegrafi/
Kënga e plotë:

















