Reds kanë vuajtur nga disfata të njëpasnjëshme në Premier Ligë, ndaj West Hamit dhe Manchester Unitedit, ndaj braziliani insiston se është e nevojshme që skuadra të kthehet në nivelin e kërkuar sa më shpejtë.
Philippe Coutinho e pranon se presioni në klub është duke u rritur pas paraqitjeve jo të mira të Liverpoolit në ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
Skudra e udhëhequr nga Brendan Rodgers u mposht 3-0 në shtëpi nga West Hami dhe 3-1 në udhëtim nga Manchester Unitedit, para përballjes së të enjtes ndaj Bordeaux në Ligën e Europës, të enjten mbrëma.
“Është ndeshje shumë e rëndësishme”.
“E dimë sa me rëndësi është që ta fillojmë me këmbë të mbarë garën, ndaj të gjithë jemi të fokusuar”.
“Pas dy disfatave presioni në skuadër është rrritur. Duhet të përmirësohemi që t’i përmirësojmë rezultatet”.
“Është me rëndësi që të mos e humbim qetësinë, pasi është vetëm fillimi i sezonit”.