Thibaut Courtois foli pas ndeshjes, në të cilën Real Madridi u shpall kampion i La Liga-s dhe kujtoi kritikat ndaj tij.
Ai deklaroi se do të ishte e padrejtë që Barça të shpallej kampione pa mbaruar kampionati sikur të mos rifillonte pas pandemisë së Covid-19.
“Kthimi nga “burgosja”, pas dy muajsh radhazi pushim, ishte me të papritura për këdo. Ne rifilluam dhe fituam dhjetë ndeshje radhazi. Unë i besoja ekipit tim se mund ta fitonim titullin, përkundër zërave që vinin nga Katalonja. Faktet flasin qartë, e kemi merituar këtë titull, ndaj ta duhet të heshtin. Kur thashë se kampionati duhej luajtur deri në fund kisha besim të plotë në ekipin tim. Sa i takon fitores së sotme, me rezultatin 2-0 ishim mire. Më pas shfaqëm paksa mungesë përqendrimi. Kundërshtari ushtroi presion deri në minutën e fundit, pati edhe një aksion të rrezikshëm me pritje të dyfishtë nga unë”, potencoi gardiani belg./KosovaPress/